Kryeministri Edi Rama, ka mbledhur sot Asamblenë e PS, ku ka deklaruar se shumica e siguruar nga Partia Socialiste e Shqipërisë ishte vendimtare për të mos bllokuar procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, Rama u ndal te negociatat me Bashkimin Europian dhe miratimi i ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit.

Kryeministri kujtoi edhe kritikat që, sipas tij, ka marrë për kërkesën e një mandati të fortë qeverisës. Sipas tij, nëse opozita do të kishte më shumë mandate, procesi i integrimit mund të ishte bllokuar.

“U lemeris dynjaja se na ishin bllokuar negociatat. Njerëzit e kanë në qendër të vëmendjes anetarësimin sepse duan të jetë
Kur thoja na duhet një mandat i fortë më thonin ky do të bëhet si Putini. Por ne kemi kaluar një paketë ligjesh që ishin vetëm për integrimin.
Nga 27 ligje, 7 ishin me 84 vota. Imagjinoni sikur ne të kishim 75 e të tjerat t’i kishin molotovarët? Atëherë do të na ishte bllokuar procesi dhe parlamenti me buzëqeshje. Ne do të ishim në një situatë duke ardhur vërdallë duke ndjekur bishtin tonë. Ndaj duhet t’u puthim duart për ata që na besuan që të realizojmë negociatat jo për karriget”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb