Dinamo do të luajë sot kundër Partizanit ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt në Superiore, para se të nisin ethet e Kupës së Shqipërisë dhe “Final 4”. Për dy skuadrat kjo është përballja e katërt këtë sezon duke u përballur vetëm në kampionat ndërkohë që shorti nuk i ka takuar në Kupën e Shqipërisë dhe fakti që Partizani nuk është në “Final 4”, bën që kjo të jetë edhe përballja e fundit mes tyre këtë sezon. Në 3 përballjet e shkuara mes tyre, Dinamo ka arritur të fitojë 2 prej tyre, ndërkohë që njëra është mbyllur me fi toren e Partizanit. Megjithatë, edhe një fitore tjetër e Partizanit, nuk e favorizon duke qenë se Dinamo do të kishte 1 pikë më shumë në klasifikim, e madje do të shuante shanset për të luftuar për titullin kampion.

Nëse Dinamo fiton, shanset për të fituar titullin do të ishin vetëm matematikisht duke qenë të bindur se shanset reale për të pasur sukses, janë minimale dhe thuajse nuk ekzistojnë. Por, situata ndryshon nëse Dinamo del me pikë të plota nga kjo sfidë dhe Elbasani, Vllaznia e Egnatia hedhin hapa të gabuar në javën e fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb