Pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat, trajneri i Liverpool, Slot ka premtuar se në sezonin e ardhshëm, skuadra do jetë krejt tjetër.

“Po, besoj se mund t’i fitoj sërish tifozët. Jo këtë sezon, sepse tani ata kanë opinionin e tyre dhe nuk do të ndryshojë. Por nëse arrijmë ta bëjmë verën që po planifikojmë, jam 100 për qind i bindur se do të jemi një skuadër krejtësisht tjetër sezonin e ardhshëm – si në rezultate, ashtu edhe në mënyrën si do të dukemi në fushë.

Nuk është gjithmonë e mundur të marrësh saktësisht atë që dëshiron në afatin kalimtar, por për mua është shumë e qartë se çfarë na ka munguar këtë sezon. Një nga problemet kryesore është mungesa e lojtarëve të gatshëm fizikisht”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: