Një sasi e konsiderueshme mbeturinash në Hysgjokaj, Lushnjë, është përfshirë nga flakët vetëm një ditë pasi u denoncua publikisht si një pikë grumbullimi e paligjshme nga deputeti Saimir Korreshi.
Sipas denoncimit të bërë nga SaimirKorreshi, zona e cilësuar prej tij si një mrekulli natyrore, ishte kthyer prej kohësh në një venddepozitim masiv mbetjesh. Situata u bë publike përmes një videoje, ndërsa pak orë më vonë, mali me mbeturina u përfshi nga zjarri.
Një përpjekje të qëllimshme për të zhdukur gjurmët e ndotjes, ndërsa pasojat janë të rënda për mjedisin dhe shëndetin e banorëve. Tymi i dendur dhe potencialisht kancerogjen ka mbuluar zonën, duke krijuar një rrezik serioz për komunitetin lokal.
Video-denoncimi i plotë:
Saimir Korreshi: Erdhëm përsëri sot. U rikthyem. Do thoni juve, u çmend Saimiri. Nuk u çmend kaq kollaj, por u rikthyem sot për të treguar gjithë plehrat e Lushnjes dhe të Hysgjokajt, që hidheshin në këtë mrekulli natyrore. Dhe shikoni çfarë ka ndodhur sot. Sot, mbasi e kanë parë videon e denoncimit të plehrave të Lushnjës, i kanë vënë flakën. Shiko çfarë situate dhe çfarë batërdije, ku të gjithë njerëzit paguajnë taksa për pastrim, taksa për gjelbërim, taksa për të gjitha të tjerat. E taksat e lushnjarëve janë vetëm një fije shkrepëse. Përkthehen një fije shkrepëse, për t’i vënë zjarrin, për të ndotur gjithë këtë ambient dhe mund të marri gjithë ky pyll që është këtu, mund të marri flakë. Dhe u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Siç tha dhe shoku Toroland Balla, për djegiet me zjarr, çfarë vepre penale është dhe sa dënohesh.
Këtu mund të rrezikohet i gjithë ky pyllëzim, gjithë kjo bukuri natyrore, të shkrumbohej vetëm nga papërgjegjshmëria e atyre që, ato plehrat që ne treguam dje, donin t’i pastronin me zjarr dhe jo t’i pastronin ashtu siç paguajnë taksat çdo qytetar lushnjar. Ky është krim mjedisor i bërë sot. Gjithë ai pluhur, gjithë ai kancerogjen, ku shkon? Në mushkëritë e të gjithë lushnjarëve. Në vend që të shërbejë kjo për bukuri natyrore për ajër, për të pastruar si mushkëri për gjithë Lushnjen, shërben sot si varrezë e djegies së plehrave.
Jemi këtu, siç ju treguam më lart, atje ku ishim dje, në rrugën e Hysgjokajt. Urdhëro kur duken plehrat e djegura, ato që denoncuam dje. Urdhëro, ku e keni murin me djegie dhe atje ku ishin zjarrfikëset sot në mëngjes që fiknin zjarrin. Masakër mjedisore. Jemi pa fjalë. Edhe njëherë shikojeni, gjithë kjo bukuri, gjithë kjo natyrë nga të gjitha krahët dhe një masakër mjedisore që nuk lë vend për koment. Nuk është kjo zgjidhja. Nuk mundet, nuk mundet kurrsesi të jetë zgjidhja për heqjen dhe pastrimin e plehrave, djegia. Jo.
