“Shqipëria, e bllokuar në mbylljen e grupkapitujve”, kështu u shpreh Lisandër Hoxha në një intervistë në News24. Ai theksoi se qytetarët janë lodhur nga regjimi i Ramës, ndërsa theksoi se Shqipëria është vendi më i vjedhur në Europë.
Më theksoi se AKSHI është qartazi skandali i cili tregon edhe korrupsionin që ka ndodhur në vend.
“BE ka institucionet e veta, ka Parlamentin Europian, Komisionin Europian dhe në fund ka edhe ambasadorë. Po të lexosh raportin e PE dhe po të shohësh qëndrimet e ambasadorit Gonzato janë krejt të kundërta…Pra nuk mund të tallet askush. Në mënyrë kategorike t’i thuash shqiptarëve keni bërë progres kur të është mbyllur dera dhe të është bllokuar IBAR dhe të mos reagojë PD, do të ishte turp për Partinë Demokratike. Hapja e grupkapitujve dhe kalimi i tyre janë të ndryshme. Ka një raport të IBAR që dërgohet dhe miratohet në Europë dhe më pas kalon në fazë tjetër…Në cilin vend aspirant të BE mbrohet Belinda pavarësisht se ajo kërcënon edhe dëshmitarë. Kjo kulturë politike që jemi mësuar në këto 30 vite do të marrë fund dhe kjo është në interes të BE”, tha Hoxha, duke shtuar: “Je bllokuar te liria e medias, kadrinjve dhe kazanëve, ju kujtohet Edi Rama. Flitet për drejtësi…Pra me gjithë këto skandale jo të flasë PD, por është turp të mos flasë. Ku na ka çuar e pavërteta. Ku na çoi mbyllja e gojës”.
Më tej u shpreh se është shumë e rëndësishme që kontributi i njerëzve që nuk bien dakord me lidershipin duhet të qëndronte po në Partinë Demokratike dhe se sipas tij problemi kryesor është qeveria.
“Në do moment në PD ka njerëz të pakënaqur, ne jemi njerëz të lirë në fund të ditë dhe jo gjithmonë biem dakord me njeri tjetrin. Nuk kam dashur kurrë që çështja e Salianjit të shkonte kaq larg. Kontributi i njerëzve që nuk bien dakord me lidershipin e PD duhet të rrijë në PD. Por mesa duket gjërat shkuan kaq larg dhe unë e them që do doja ta shihja krah të gjithë kolegëve të tjerë duke u përpjekur që këtë regjim ta rrëzojmë. Të mos merremi me gjëra të kota. Sa për AKSHI-n është kopshti privat i Ramës. Paratë nuk dihen ku kanë shkuar. Çdo gjë që bën me AKSHI-n e bën për ë vjedhur më shumë dhe për të humbur vëmendjen…Qoftë edhe një Mirlinda që tha nuk ka shtëpi, por që doli siç nuk e mendonim. Rama e di se sa keq e ka çështjen Belinda Balluku dhe do detyrohet ta lëshojë sepse nuk e mban dot më gjatë. E di sa keq është çështja e AKSHI-t se kush është përfshirë. Pra Rama do bëjë gjithçka vetëm që të mos flitet për këto gjëra”, tha ai.
