Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi u shpreh se qëndrimi për të mbrojtur Belinda Ballukun nuk e favorizon Shqipërinë në rrugën drejt Bashkimi Europian.

Gjatë një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, Baçi u shpreh se urdhri i kryeministrit Edi Rama ishte i qartë për të mbrojtur Ballukun, për të cilën tha se ish-zv.kryeministrja duhet të ishte pas hekurave.

Ai gjithashtu u pyet lidhur me sulmet e kreut të PD Sali Berisha, ndaj ambasadorit të BE Silvio Gonzato, për të cilat tha se, kreu i PD ka thënë vetëm të vërtetën dhe se ka mbajtur qëndrim të saktë.

Doni apo nuk doni ju Sali Berisha është institucion më vetë. Nuk kemi çfarë t’i bëjmë që ka gjithë atë peshë tani.  Urdhri i Ramës është të mbrojë Belinda Ballukun. Kemi thënë që nëse SPAK kërkon heqjen e imunitetit Parlamenti nuk do kthehet në gjykatë. Madje ai nuk pranoi as pezullimin. Nëse zoti Gonzato bëhet armik, BE e ka kontestuar fuqishëm vendimin për mos-heqjen e imunitetit të Ballukut. Qëndrimi i Ballukut nuk favorizon Shqipërinë për procesin në BE, kjo thuhet qartë në raport. Të dalë Gonzato ta përgënjeshtrojë. Zonja Balluku duhet të ishte prapa hekurave. Po të ishte e pafajshme nuk kishte pse të ngrihej Parlamenti fare, dorëzonte vetë imunitetin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: