Cristian Shpendi realizoi 12 gola me Cesenan në Serie B këtë sezon, duke zhvilluar paraqitje pozitive. Përformancat e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa Lazio ka shfaqur interes serioz për sulmuesin shqiptar.

Sipas raportimeve nga mediat pranë klubit italian, drejtuesit e Lazios e shohin Shpendin si një investim për të ardhmen dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Shpendi ka tërhequr vëmendjen me formën e mirë dhe instinktin para portës, duke u kthyer në një nga talentët më të përfolur të momentit. Emri i 22-vjeçarit ka dalë edhe te skuadra si  Parma, Ëest Ham United, Crystal Palace, Palermo. Sa i takon prentendimeve të Cesenës, këta të fundit nuk pranojnë negociata poshtë 15 milionë euro për kartonin e futbollistit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: