Në një intervistë në emisionin “Oponencë” në News24, aktori i mirënjohur, Mehdi Malkaj foli për politikën, frikën dhe pushtetin.

Gjatë intervistës, Malkaj u shpreh se e sheh me shqetësim mosreagimin e shoqërisë kundër qeverisë, apo kundër padrejtësive që shohin në vendin e tyre.

“Kur ishim në mbrojtjen e Teatrit, Roberti tha: “Teatri do prishet kur fadroma të kalojë mbi trupin tim”. Tani doli tek thirrja, “dil t’i se e bëj unë burgun tënd”. Por ne na duhet një popull që të kuptojë se çfarë ndodh. Një jetë ka njeriu o rron me nderë o me turp, por kohë për t’u turpëruar ka gjithmonë. Kur u largua u bë filozofi i PS në fushatë elektorale. Nuk kemi të drejtë ta gjykojmë është punë e tij. Ai i kërkon çfarë i ka dhënë, nëse i ka dhënë”, u shpreh ai.

Më tej u shpreh kritik ndaj qeverisë, duke kujtuar edhe diktaturën e Enver Hoxhës, për të cilën, tha se ai në atë kohë të vriste, por në kohën e sotme të heqin bukën e gojës.

“Diktatori, Enver Hoxha nuk ka më vrastar, por ai kishte nxjerrë një ligj që kishte dhe një ne, mos bëj propagandë kundër nesh se të vras. Por ky i joni thotë, fol sa të duash, jeni të lirë të fliste, por të nesërmen ke të gjithë familjen të pushuar. Pra ne jemi të copa e bukës. Ai të vriste, ky të heq bukën e gojës. Pra çfarë do bëjë babai, do ulë kokën dhe do kërkojë bukë për fëmijët. Kudo artistët në botë, janë për të edukuar popullin”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb