I penduari i drejtësisë Artan Tafani vijon dëshminë e tij në GJKKO për procesin nda Laert Haxhiut.

Ai ka rrëfyer se vendosja e tritolit në banesën e reperit Rigels Rajku (Noizy) është porositur nga Laert Haxhiu, pas sherrit të ndodhur mes tij dhe Clevios.

Tafani tregon se ka qenë ai që ka vendosur tritolin, ndërsa ka rrëfyer edhe detaje nga ngjarja.

“Në atë kohë qëndronim në Astir, unë Laerti dhe Lulzim Spahija, në atë kohë Laerti ndiqte TikTokun.

Ka ndodhur një sherr që u zu Kleviol Ahmetaj me Noyzin. Më pas këta e goditën Kleviolin, Laerti e ka shok, njihen familjarisht. Laerti fliste me njerëzit e vet dhe nuk i erdhi mirë që e rrahën Kleviolin në atë mënyrë. Ne po diskutonim, po kërkonte Laerti që t’i bënte dicka Noizyt për atë që bëri, kjo ishte arsyeja pse ka rraf Kleviolin. Luis Haxhiu vëllai i Laertit nga Gjermania, po flisnim dhe i thashë që do t’i vëmë tritol Noyzit. I vëlla i Laertit tha çfarë po bëni mos i bëni këto gabime. Më pas mamaja e ka marrë Laertin në telefon, dhe po diskutonin si e goditën gjynah, e si duket aty Laerti u vendos në sedër. Pasi kaloi pak na tha mua dhe Lulëzimit na tha ikni vendosjani dhe atij tritolin. Në kishim tritol në shtëpi në Astir.

Tritolin e kishim marrë në Tepelenë, kishim 1 kg ose 1 kg e ca. Më pas unë dhe Lulëzimi kemi shkuar në Durrës, mora disa nga 100gram i ngjita dhe i bëra gati. Ne shkuam më pas tek garazhi dhe kemi bërë makinën gati. Laerti vendosi që të ikim me makinën time, i hoqa targat dhe i vendosa tagrat e një Benz-i të zi që e kishim marrë tek Palmanova. Kemi shkuar me makinën time në Durrës, Lulëzim Spahiu i dinte rrugët nga do shkonim, kam parkuar në një rrugë, aty.

Laerti na tha që të ja hedhim brenda në lokal, brenda. Ishte ora 3:30 ose 4:00. Kam shkuar vetëm se Lulëzimi po rrinte në Makinë, u afrova por s’po gjeja shkallët, u ktheva tek makina dhe si përfundim e vendosa tek dyqani poshtë që ishte i rrobave, Rigels e ka pas emrin. E vendosa aty e ndeza fitilin dhe ika. Sa jemi larguar pak, aty tek shinat, pa dal tek rruga kryesore qe del për në autostradë, e dëgjuam që shpërtheu. I kemi shkrujt Laertit që shpërtheu. Jemi kthyer në Astir.

Tritoli e kam futur në një qese po ashtu edhe me kartopeceta që të mos lija asnjë lloj gjurme. E vendosa për 1 ose 2 minuta.

Kam qenë me bluzë të zezë me kapuç, maskë covid dhe nuk e di nëse në kokë kisha vendos kapuç apo kapele. Nuk e dinim sa dëm ishte shkaktuar, pasi kemi dëgjuar shpërthimin, kemi parë lajmet pastaj në mëngjes, që kemi parë çfarë ishte bërë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb