Babai i ministres Adea Pirdeni ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Luan Pirdeni 87-vjeç ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur është përplasur nga një automjet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:00 – në rrugën Bardhyl në kryeqytet.

Si pasojë e plagëve të marra, Luan Pirdeni ndodhet në spitalin e Traumës, ku edhe po merr trajtim mjekësor. Ndërsa mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb