Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit njoftoi ditën e sotme për ndarjen nga jeta të Shyqyri Sakos.
Piktori me 50 vite krijimtari u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Sako studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi. Ai u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit Plumba prej plasteline në vitin 1997, kur doli në pension.
Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit i përcolli gjithashtu ngushëllimet familjarëve dhe miqve.
Postimi:
Piktor me 50 vite krijimtari, Sako studioi 3 vjet në Moskë në Institutin e Artit VGIG për piktor filmi. Pa mundur t’i përfundojë studimet. Më tej u diplomua në Tiranë dhe në vitin 1963 filloi punë në Kinostudio, ku mori pjesë si piktor i filmit në realizimin e filmit të tij të parë “Detyrë e posaçme” dhe pastaj filmat e tjerë gjer në filmin e fundit Plumba prej plasteline në vitin 1997, kur doli në pension.
Sako u nderua me medaljon në festivalin e 4-rt të filmit shqiptar për punën e tij me dekoret e rekuizitat në filmin ¨Mësonjëtorja¨.
Në video: Ekspozita e piktorit Shyqyri Sako viti 1989 dhe dekorimi ne Kinostudio me rastin e 70 vjetorit te pavarësisë, 1982.
Artisti dhe piktori Shyqyri Sako ka krijuar një pjesë të madhe të koleksionit të afisheve të filmit, pjesë e trashëgimisë së Arkivi Qendror i Shtetëror i Filmit.
Ngushëllime familjes Sako dhe miqve.
I përjetshëm kujtimi i tij
