Hearts u mund 3-1 nga Celtic, duke humbur kështu shansin për titullin kampion në Skoci. Hearts së fundmi pretendon për fitore në tavolinë, pasi sfida nuk u mbyll asnjëherë.
Në një deklaratë të fortë, Hearts dënoi skenat e turpshme ”në Celtic Park pasi qindra tifozë hynë në fushë pas golit vendimtar të Callum Osmand për titullin. Klubi bën me dije se ka patur abuzime serioze fizike dhe verbale ndaj lojtarëve dhe stafit dhe për diçka të tillë pret një vendim të drejtë.
Deklarata:
“Harts dënon ashpër skenat e turpshme në “Celtic Park”, të cilat, edhe një herë, e kanë turpëruar futbollin skocez.
Raportet për abuzime serioze fizike dhe verbale ndaj lojtarëve dhe stafit tonë, si në fushë ashtu edhe jashtë, janë thellësisht shqetësuese. Ne po e hetojmë këtë plotësisht dhe jemi në dialog me Policinë e Skocisë. Nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër në këtë kohë përveçse të themi se është plotësisht e papranueshme që lojtarët dhe stafi ynë u vunë në atë situatë.
Duke pasur parasysh atmosferën kërcënuese brenda stadiumit, i gjithë stafi ynë nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej menjëherë, pa ndërmarrë prononcime pas ndeshjes. Partnerëve tanë të medias, u kërkojmë ndjesë, por siguria e stafit tonë ishte fokusi ynë kryesor gjatë këtyre skenave të papranueshme.
Pushtimi në fushë shkaktoi një fund kaotik dhe askush nuk dukej se e dinte nëse ndeshja ishte përfunduar apo jo.
Lojtarëve tanë iu mohua më pas mundësia për të falënderuar tifozët tanë madhështorë, për mbështetjen e tyre këtë pasdite dhe gjatë gjithë sezonit.
Presim që autoritetet e futbollit të ndërmarrin veprimet më të forta të mundshme në interes të mbrojtjes së sigurisë së lojtarëve dhe mbështetësve, si dhe integritetit të lojës sonë.
Ky sezon e ka parë Hart të kapë imagjinatën e tifozëve të futbollit, jo vetëm në Skoci, por në të gjithë botën. Vlerësojmë Derek Mcines, stafin e tij, ekipin e parë dhe tifozët, të cilët e kanë bërë klubin krenar këtë sezon. Asnjëri prej tyre nuk i meritonte skenat e turpshme që u zhvilluan”.
