Lojtari i Interit, Lautaro Martínez, ka vlerësuar yllin e Bayern Munich, Harry Kane, duke e quajtur atë si sulmuesin më të mirë në botë. Në një deklaratë për mediat, sulmuesi argjentinas theksoi se Kane ka treguar vazhdimisht nivel të jashtëzakonshëm në vitet e fundit.

“Harry Kane është më i miri. Unë e rendis atë mbi Haaland, për mënyrën se si kontrollon topin, mënyrën si lidhet me shokët e ekipit dhe si ndihmon në ndërtimin e aksioneve. Ai godet mjaft mirë edhe me kokë. Është një fenomen”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: