Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se marrëdhëniet mes Rusia dhe Kina kanë arritur “një nivel të paparë”, gjatë takimit të tij me homologun kinez Xi Jinping.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që pala ruse përdor këtë retorikë, pasi deklarata të ngjashme janë bërë edhe gjatë vizitave të mëparshme në Pekin vitin e kaluar.
Ndërsa tregtia dypalëshe mes dy vendeve ka shënuar nivele rekord, analistët vërejnë se gjuha diplomatike e Kinës mbetet më e kujdesshme.
Xi Jinping vazhdon ta quajë Putinin një “mik të vjetër” dhe i përshkruan lidhjet mes dy shteteve si “të palëkundura”, por shmang retorikën e fortë politike.
Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, Kina mbetet partnerja më e rëndësishme për Rusinë, duke pasur avantazh ekonomik dhe ndikim diplomatik për të diktuar tonin dhe kushtet e marrëdhënies mes dy fuqive.
🇷🇺🇨🇳 President of Russiq Vladimir Putin and President of China Xi Jinping ahead of bilateral talks
📍 Beijing, May 20, 2026#RussiaChina
📹 © https://t.co/1iwVtSG6SN pic.twitter.com/PoTkTJCGKH
— MFA Russia 🇷🇺 (@mfa_russia) May 20, 2026
