Pak ditë më parë, Brazili publikoi listën e të ftuarve për Botëror. Sulmuesi i Chelsea, Joao Pedro, nuk ishte i ftuar dhe për këtë arsye, ai ka reaguar së fundmi.
“Jam përpjekur të jap më të mirën në çdo moment. Fatkeqësisht, nuk ishte e mundur ta realizoja ëndrrën për ta përfaqësuar vendin tim në një Botëror, por mbetem i qetë dhe i fokusuar.
Gëzimet dhe zhgënjimet janë pjesë e futbollit. U uroj fat të gjithëve që janë në ekip dhe do të jem një tifoz më shumë duke i mbështetur për ta sjellë titullin e gjashtë në shtëpi”, ka deklaruar Joao Pedro.
