Babai i Ervis Martinajt, mbretit të lojërave të fatit që rezulton i zhdukur, ka shkuar sot në GJKKO.
Siç shihet nga pamjet që disponon BalkanWeb, Mustafa Martinaj, ka qenë i vetëm teksa ka hyrë në ambientet e Gjykatës së Posaçme.
Më herët ai ka deklaruar se ka dhënë informacione dhe prova se ku mund të jetë trupi i pajetë i djalit të tij, pasi pretendon se ai është vrarë. Sipas të moshuarit, këto të dhëna nuk janë marrë në konsideratë pretendimet në fjalë.
