Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat nga jashtë sallës së Kuvendit, pohoi se Shqipëria është model për arritjet në procesin e integrimit. Ai tha se ambicia e qeverisë është mbyllja e negociatave deri në vitin 2027.

 

“Në një farë mënyre miratohet ajo punë kolosale e bërë nga shumë institucione shtetërore, të përfshirë në këtë proces të adresimit, të atyre që i kemi quajtur piketa të ndërmjetme. Mes kapitujve 23-24 në historinë e BE janë ato që hapen të parat dhe mbyllen të fundit. Nga adresimet e Gjermanisë, një vend udhëheqës, thuhet se; Shqipëria me reformën në drejtësi, krimin e organizuar, është një model për vendet e tjera, që aspirojnë. Kjo javë me rëndësi përmbyllet nesër me komunitetin e përfaqësuesve. Kemi pasur dje, është bërë publike fakti që Italia dhe Austria kanë dalë me një propozim që të përshpejtohet procesi për vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre Shqipëria. Anëtarësimi me faza nuk na dëmton. Ambicia jonë është mbyllja e negociatave deri në 2027. Në fund të 2027mbyllen negociatat dhe më pas topi nuk është më krahun e vendeve aspirantë, por në fushën e vendeve anëtare. Ky është proces i gjatë, kërkon përfshirjen e Parlamentit, mund të kërkohet dhe përfshirja e popullit me referendum.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: