Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës në Vlorë, ku një kamion ka përplasur një kalimtar që po kalonte me biçikletë në vijat e bardha.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, ndërsa qytetarë të pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë të plagosurit deri në mbërritjen e ambulancës.

I dëmtuari është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: