Vala e arrestimeve për inspektorët që kanë shpërdoruar detyrën vijoi edhe në Himarë, ku u vu në pranga drejtori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit D.H.
Operacioni për arrestimin e D. H. u zhvillua në Palasë dhe drejtori i IMT akuzohet për “shpërdorim detyre”.
Burime për News24 bëjnë të ditur se kreu i IMT dyshohet se ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës.
