Çfarë na mban lidhur? A janë kujtimet? Prindërit? Fëmijëria? Ëndrrat? Ajo që lamë pas? Diku. Larg. Çfarë na shtyn të ikim? Litarë të ndjesive e shpresave që na japin e lirinë. Që na marrin lirinë. Nën titullin “Këtu. Tani. Askund”, Blenard Azizaj mbajti në Hangart, premierën “Migrimi i Madh: Trupat në Tranzit”.

Performanca e dansit erdhi në kuadër të Javës së Evropës, duke shpërfaqur me gjuhën e trupit, një prej sfidave të kontinentit dhe unionit, si vend ikjesh e kthimesh. Përmes interpretimit, Azizaj dhe Elena Catardicco, përcollën, trupat që bartin gjurmë kohësh, vendesh, emocionesh. Bardh e zitë që na shënjojnë duke ndarë me thikë botët. Botët që shohim e nuk iu përkasim. Herët që biem e ringrihemi, më të fortë por të dërrmuar.

Shfaqja e mbështetur në universin tematik të Migrimit të Madh, iu qas si një arkivë zhvendosjeje, kujtese dhe mbijetese.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb