Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, ka komentuar perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Murrizi u shpreh skeptik për ritmin e procesit të integrimit, duke theksuar se vende të tjera të rajonit kanë avancuar më shpejt se Shqipëria në negociatat me BE-në.

“Mali i Zi ka kohë para nesh që i ka çelur kapitujt për integrimin në BE. Nuk e shoh që Europa do i mbyllë kaq shumë sytë për të na futur në Europë”, deklaroi ai.

Sipas ish-deputetit demokrat, Bashkimi Europian po përballet me sfida të mëdha demografike dhe migratore, çka sipas tij e bën edhe më të ndjeshme çështjen e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.

“Ndërkohë që nga statistikat në Europë shkojnë rreth 30 milionë afrikanë, ndërsa ne jemi vetëm 20 milionë banorë në rajonin tonë në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Murrizi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb