Observatori Europian i Futbollit, CIES, ka bërë bilancin e fundit të sezonit, duke përzgjedhur që tani ata që janë formacionet më të mira të 34 kampionateve të ndryshme në bazë të të dhënave statistikore të lojtarëve të përfshirë. Mes tyre nuk mungojnë lojtarë të Kombëtares shqiptare.

Thomas Strakosha është përzgjedhur në formacionin më të mirë të kampionatit grek të futbollit, i cili u mbyll pikërisht me fitoren e titullit kampion nga skuadra e tij. Në këtë rreshtim nuk mungojnë emra të njohur si Gelson Martins apo Luka Joviç.

fghhgfghgffghhgfhfgfhghfg (1)

Ndërkohë, në Kroaci është përzgjedhur në formacionin më të mirë të sezonit edhe Arbër Hoxha, i cili ka shkëlqyer me Dinamo Zagreb, duke fituar edhe titullin kampion me të. Ai ishte një nga 5 lojtarët e Dinamo Zagreb të përzgjedhur në formacionin më të mirë të kampionatit.

dffdssfdsdsfdsdfsfd (1)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: