Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei ka deklaruar sot se ka një mundësi të mirë lidhur me luftën, dhe bisedimet Shtetet e Bashkuara janë pozitive dhe se synojnë që t’i japin fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Pas disa javësh negociatash dypalëshe, po vërejmë një trend afrimi”, tha ai në një intervistë për mediat e huaja.Sipas zyrtarit iranian, vendi i tij është në fazën e “finalizimit” të një protokolli marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme.
“Tani për tani, jemi në fazën e finalizimit të këtyre memorandumeve të mirëkuptimit”, theksoi ai.
Gjithashtu shtoi se çdo mekanizëm në lidhje me Ngushticën e Hormuzit do të duhet të miratohet midis Iranit, Omanit dhe vendeve që kufizohen me rrugën detare dhe se SHBA-të “nuk kanë të bëjnë fare” me të.
