Fotografi Armend Nimani tërheq edhe njëherë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Ka qënë prestigjiozja “The Guardian” e cila ka vlerësuar ka vendosur një nga fotot e tij të parën mes fotografive më të mira të ditës së djeshme, të bëra në të gjithë botën.

“Njerëzit shikojnë ndërsa një burrë kërcen nga ura 22 metra e lartë, gjatë një gare të kërcimeve nga lartësia”, është ky përshkrimi me të cilin e përditshmja britanike shoqëron foton e Nimanit, e cila thuhet se është realizuar në Gjakovë.

Fotografi, i cili ka pothuajse 10 vjet që punon për agjencinë franceze të lajmeve – AFP, vitin e kaluar ishte bërë pjesë e rubrikës “Fotot e ditës” në të përditshmen amerikane “The Washington Post”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb