Një ushtar rus, i kthyer së fundmi nga fronti i luftës, ka sulmuar ish-të dashurën e tij duke i hedhur acid dhe më pas duke e goditur me thikë.

Sipas mediave lokale, viktima ndodhet në kujdes intensiv në gjendje kritike, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar nga autoritetet.

Pas sulmit, i dyshuari ka deklaruar se “asgjë nuk do t’i ndodhë” pasi do të kthehej sërish në luftë, një deklaratë që ka shtuar shqetësimet për gjendjen psikologjike të
veteranëve të kthyer nga fronti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb