Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv që u regjistrua sot në një market në zonën e Shkozës në Tiranë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton për BalkanWeb se biznesi është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Likës, të shpallur në kërkim për atentatin e një jave më parë ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur polici Anxhelo Kumaraku. Ngjitur me marketin ndodhet edhe një lokal i cili është në pronësi të vëllait tjetër të Likëve.

Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje e atentatit të 18 majit, megjithatë deri tani nuk dihet autori. Autori i ngjarjes së sotme, është i maskuar mirë dhe largohet nëpër rrugica në këmbë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb