Aksident në autostradën Fier Lushnje, në afërsi të pushimit të shoferit. Një automjet tip Benz është përplasur nga një mjet tip Ford.

Mësohet se i plagosur ka mbetur një pasagjer që udhëtonte në mjetin tip Ford, i cili është transportuar në spitalin e Lushnjes. Policia e qarkullimit në vendngjarje për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit ku paraprakisht dyshohet se mjeti tip Benz ka frenuar teksa mjeti tip Ford hynte në korsinë e ngadalësimit.

Policia e qarkullimit rrugor e ndihmuar edhe nga policia e rendit për të disiplinuar trafikun në autostradë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: