Kombëtarja shqiptare do të nisë zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor ndaj Izrael dhe Luksemburg më 1 qershor.

Programi i Kombëtares nis më 28 maj, me shpalljen e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Rolando Maran, në orën 10:00. Një orë më vonë, në 11:00, trajneri Maran do të dalë në konferencën zyrtare për mediat.

Seanca e parë stërvitore e kuqezinjve do të zhvillohet më 1 qershor, ndërsa ndeshja e parë miqësore është programuar më 3 qershor, në orën 20:00, ndaj Izraelit.

Sfida e dytë miqësore do të luhet më 6 qershor, në orën 20:00, përballë Luksemburgut.

Të dy takimet do të zhvillohen në stadiumin “Air Albania” dhe biletat shiten online në ebileta.al, si edhe në pikën fizike pranë stadiumit “Air Albania”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb