Sulmuesi Vedat Muriqi, autori i 23 golave në La Liga, i ka dërguar një letër tifozëve të Mallorcas, pas rënies nga kategoria.
“Sot fjalët vërtet peshojnë shumë. Sepse dhimbja dhe trishtimi që ndjen ti, i ndjej edhe unë, thellë në zemër të zemrës sime.
Gjatë gjithë sezonit qeshëm së bashku, vuajtëm së bashku. Jetuam momente të vështira, por kurrë nuk e humbëm besimin tek njëri-tjetri. Sa herë që dilja në fushë, ndjeja përgjegjësinë për të mbrojtur këtë fanellë dhe të ndjeja mbështetjen tuaj pas meje gjithmonë më jepte forcë.
Futbolli ndonjëherë mund të jetë shumë mizor. Sot jemi të trishtuar, të lënduar… por kjo stemë do të kthehet në vendin që meriton. Sepse historia e Mallorcas nuk është shkruar kurrë me dorëzim.Faleminderit të gjithëve që ishin me ne në çdo moment”,- shkruan ai.
