Në mënyrë suprizuese Janik Sinner i ka dhënë lamtumirën Roland Garros. Italiani u mund 2-3 ndaj Cerundolos, edhe pse kryesonte 2-0 me sete. Ai ishte pranë suksesit në setin e 3, por për shkak të një problemi shëndetësor ndeshja u ndërpre për pak çaste.

Edhe pse numri 1 i botës u rikthye në fushë, ai e pati të vështirë të konkuronte si duhet, gjë të cilën e shfrytëzoi tenisti argjentinas, i cili permbysi disavantazhin duke bërë që aventura e Sinner në Paris të përfundoj herët. Ndërkohë Novak Djokovic ka siguruar kualifikimin në raundin e tretë, pasi luftoi për rreth 4 orë ndaj Valentin Rojer. Vijon rrugëtimin edhe Alexander Zverev, i cili kaloi pa vështirësi Maçak me tre sete të shpejta. Te femrat, turneu regjistroi surprizën e madhe me eliminimin e Elena Riba-kina Ndërsa pa probleme vazhdon marshimin Sui-atek.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: