Anis Mehmeti vlerësohet tashmë 15 milionë euro në tregun e “transfermarkt”. Për vetë futbollistin është një rekord i ri, ndërsa në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Premier Ligë.
Vlera e mëparshme e Mehmetit ishte 14 milionë euro. Kjo rritje vjen pas suksesit të Ipsuiç.
Në klubin anglez është futbollisti i pestë me vlerën më të lartë. Sa i përket Kombëtares shqiptare mban vendin e parë.
25-vjeçari u ftua nga trajneri Rolando Maran për ndeshjet e qershorit. Pasi luajti në pjesën e dytë përballë Ukrainës në mars, gjatë muajit të ardhshëm pritet të marrë të tjera minuta.
