Alarmi i banorëve për një zjarr të rënë në një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë ka rezultuar i pavërtetë.

Edhe pse banorët e zonës u alarmuan duke parë një re të dendur tymi të bardhë që dilte nga ndërtesa dhe njoftuan menjëherë shërbimet zjarrfikëse, verifikimet në terren kanë zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

Pas mbërritjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe policisë në vendngjarje, u konstatua se nuk bëhej fjalë për flakë apo vatër zjarri. Në fakt, reja e dendur që u ngatërrua me tym ishte pluhur masiv.

Mbetet ende e paqartë se çfarë ka ndodhur apo nëse tymi ka qenë për shkak të prishjes së ndonjë objekti.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb