Një dron është rrëzuar mbi një ndërtesë banimi në qytetin Galați në Rumani, vend anëtar i NATO, duke shkaktuar zjarr dhe panik mes banorëve.
Sipas raportimeve të mediave ukrainase dhe Rrjetit Faytuks, dy persona kanë mbetur të plagosur lehtë nga incidenti, ndërsa autoritetet rumune kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve.
⚡️ For the first time since the start of the war, a Russian “Shahed” drone struck a residential high-rise in Romania — a NATO country
Several people were injured. A fire broke out on the upper floors of the building in Galați. pic.twitter.com/rrE2TFvyK6
— NEXTA (@nexta_tv) May 29, 2026
Dyshohet se droni ishte rus, pasi në të njëjtën kohë Federata Ruse po kryente një sulm masiv me dronë në rajonin e Odesës në Ukraine, pranë kufirit me Rumaninë. Qyteti Galați ndodhet shumë afër zonës së sulmeve.
“Sipas raporteve fillestare, një dron rus u rrëzua në një ndërtesë apartamentesh në qytetin Galați, Rumani. Incidenti ndodhi menjëherë pasi autoritetet lëshuan një paralajmërim për mundësinë e rënies së objekteve nga hapësira ajrore përreth”, raportoi Rrjeti Faytuks.
Shërbimi rumun i Reagimit ndaj Emergjencave (ISU) bëri të ditur se droni goditi një pallat banimi, ndërsa përplasja shkaktoi një shpërthim dhe më pas zjarr në një apartament në katin e dhjetë.
