Nuk kishte dyshime, por tani është zyrtare: Lionel Messi do të udhëheq Argjentinën në Botërorin “FIFA2026”. Për herë të 6-të në karrierë, Messi do të marrë pjesë në një Botëror, i cili pritet të jetë i fundit për legjendën e futbollit. Federata Argjentinase ka bërë publike listën zyrtare me 26 lojtarë të ftuar nga trajneri Scaloni.

Ashtu si pritej, Scaloni i besojë pjesës më të madhe të lojtarëve me të cilët 4 vite më parë fitoi Botërorin në Katar. Vetëm dy mungesa, nëse mund të konsiderohet e tilla, me Scalonin që nuk ftoi Franco Mastantuono, talentin e Real Madrid dhe fantazistin e Romws, Paulo Dybala.

Nga Messi, te Lautaro Martinez, Nico Paz, Julian Alavrez dhe shumë yje të tjerë, Argjentina shkon edhe në këtë Botëror me “artilerinë” e rendë dhe me stofin e një ekipi favorit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb