Klubi i Vllaznisë ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Jasmin Çelikoviç. Përmes një njoftimi zyrtar, drejtuesit e skuadrës shkodrane kanë bërë të ditur se është arritur marrëveshja për rinovimin e kontratës së lojtarit edhe për sezonin 2026-2027.
“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin për rinovimin e kontratës edhe me futbollistin Jasmin Çelikoviç. Ai do të jetë pjesë e skuadrës tonë edhe për sezonin 2026-2027”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.
