Të paktën pesë persona, mes tyre edhe një fëmijë, kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve izraelite të kryera sot në jug të Libanit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit, e cila raportoi gjithashtu për 48 të plagosur.

Sipas autoriteteve shëndetësore libaneze, mes të lënduarve ndodhen një mjek dhe pesë punonjës të Spitalit Publik të Tebnines, i cili ka pësuar dëme nga bombardimet.

Në një deklaratë zyrtare, ministria dënoi sulmin ndaj institucionit shëndetësor, duke e cilësuar atë si pjesë të një serie goditjesh të kryera nga ushtria izraelite kundër spitaleve dhe qendrave mjekësore në Liban.

Sulmet vijnë në një periudhë tensionesh të larta në kufirin mes Izraelit dhe Libanit, ndërsa autoritetet lokale po vijojnë vlerësimin e dëmeve dhe bilancit të viktimave.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb