Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Ambasadori Jan Braathu, i ka drejtuar një letër zyrtare mirënjohjeje administratores së News24, znj. Dhurata Çupi, duke vlerësuar lart kontributin e saj në Konferencën e 11-të Rajonale të Medias për Evropën Juglindore (SEEMC).
Në letrën e nisur nga Vjena me datë 2 qershor 2026, ambasadori Braathu shpreh mirënjohjen e sinqertë për angazhimin e znj. Çupi si folëse në sesionin ekzekutiv me temë: “Gazetaria në një mjedis global të fragmentuar të lajmeve”. Kjo konferencë e rëndësishme, e cila kishte si kryetemë “Forcimin i gazetarisë si një e mirë publike”, u zhvillua në Tiranë më 18-19 maj 2026.
Në mesazhin e tij, Përfaqësuesi i OSBE-së nënvizon se pikëpamjet e shprehura nga administratorja e News24 patën një peshë të veçantë në mbarëvajtjen e diskutimeve të përgjithshme.
“Ekspertiza juaj dhe mendimet e vyera pasuruan ndjeshëm diskutimin dhe ndihmuan në evidentimin e sfidave dhe mundësive komplekse me të cilat përballen profesionistët e medias në të gjithë Evropën Juglindore. Pikëpamjet dhe rekomandimet tuaja praktike u vlerësuan veçanërisht dhe kontribuuan në pasurimin e debatit të përgjithshëm, duke nxitur një dialog domethënës dhe konstruktiv mes pjesëmarrësve,” shprehet Ambasadori Jan Braathu.
Më tej në letër, kreu i zyrës së OSBE-së për Lirinë e Medias garanton vijimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjithë aktorët e fushës në rajon. Ai thekson se zyra e tij mbetet plotësisht e përkushtuar për të promovuar një mjedis mediatik të gjallë, të pavarur dhe të sigurt, të cilin e konsideron si gurin themeltar të shoqërive demokratike.
Ky angazhim, sipas zyrtarit të lartë, vjen në përputhje të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe detyrimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes, teksa e mbyll letrën duke shprehur “kënaqësinë për bashkëpunimet e ardhshme me znj. Çupi”.
Letra e plotë
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)
Përfaqësuesi për Lirinë e Medias
Jan Braathu
Vjenë, 2 qershor 2026
E nderuar znj. Çupi,
Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për kontributin tuaj të vlefshëm si folëse në sesionin ekzekutiv “Gazetaria në një mjedis global të fragmentuar të lajmeve”, gjatë Konferencës së 11-të Rajonale të Medias për Evropën Juglindore (SEEMC), me temë “Forcimi i gazetarisë si një e mirë publike”, e mbajtur në Tiranë më 18-19 maj 2026.
Ekspertiza juaj dhe mendimet e vyera pasuruan ndjeshëm diskutimin dhe ndihmuan në evidentimin e sfidave dhe mundësive komplekse me të cilat përballen profesionistët e medias në të gjithë Evropën Juglindore. Pikëpamjet dhe rekomandimet tuaja praktike u vlerësuan veçanërisht dhe kontribuuan në pasurimin e debatit të përgjithshëm, duke nxitur një dialog domethënës dhe konstruktiv mes pjesëmarrësve.
Ju siguroj se zyra ime mbetet plotësisht e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me autoritetet shtetërore dhe të gjithë aktorët përkatës të medias në Evropën Juglindore për të promovuar një mjedis mediatik të gjallë, të pavarur dhe të sigurt, si një gur themeli i shoqërive demokratike, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes.
Pres me kënaqësi bashkëpunimin tonë të ardhshëm.
Me respekt,
Jan Braathu
Ambasador
