News24 ka siguruar pamje nga spitali i Korçës, ku familjarë dhe kolegë kanë shpërthyer në lot pas ngjarjes ku humbi jetën efektivi i Shqiponjave Enea Mekolli dhe mbeti i plagosur plagos kolegu i tij, Edison Adri.
Në video është momenti ku po pritet mbërritja e helikopterit që më pas dërgoi nnë spitalin e Traumës në Tiranë Edison Adrin.
Ngjarja:
Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Lozhan të Maliqit. Operacioni u zhvillua në Malin e Bodenit, pasi policia kishte informacione se i shumëkërkuari Violand Braçellari, i dënuar në vitin 2017 me 9 vjet e 7 muaj burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe prej kohësh qëndronte i fshehur në një stan në pyll. Braçellari nuk iu bind urdhrit të efektivëve të forcave të posaçme “Shqiponja” për t’u dorëzuar dhe hapi zjarr drejt tyre. Nga plumbat e të kërkuarit mbeti i vrarë polici 34-vjeçar Enea Mekolli ndërsa kolegu i tij Edison Adri 36 vjeç u plagos.
Efektivët e tjerë qëlluan drejt autorit, duke e lënë të plagosur. Polici Edison Adri mori një plumb në nofull dhe fillimisht u dërgua në Spitalin e Korçës, kurse më pas u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe është në gjendje të stabilizuar.
Autori Violand Braçellari është plagosur në brinjë dhe në dorë dhe pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Korçës, edhe ai do trajtohet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në momentin e shoqërimit, autori Violand Braçellari ka treguar gjakftohtësi dhe nuk ka shprehur pendesë.
Burime për News24 bëjnë të ditur se stani, ku fshihej autori, monitorohej prej tij me kamera sigurie dhe qen, si dhe dyshohet se kishte përshtatur edhe ambiente të tjera në pyll për t’u fshehur.
Autori Violand Braçellari ishte në kërkim për llogari të Policisë së Vlorës dhe në Lozhan njihej si person problematik, i përfshirë në ngjarje të ndryshme kriminale. Sipas burimeve, në 2024 Prokuroria e Korçës e ka marrë Violand Braçellarin të pandehur për veprën penale “plagosje e lehtë me dashje”, por në seancat gjyqësore mësohet se ai nuk është paraqitur asnjëherë, pasi Oficerët e Policisë Gjyqësore nuk e kanë gjetur në adresën e banimit, për t’i dhënë fletëthirrjen e gjykatës. Të njëjtat burime bëjnë me dije, se autori është hetuar edhe për një tjetër incident, teksa ka tërhequr zvarrë me kalë një person në Lozhan,
