Teksa protesta masive e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec vijon prej disa ditësh, edhe reagimi i qytetarëve në rrjetet sociale ka qenë i ashpër kundrejt kryeministrit Edi Rama.

Në momentin që ky i fundit ka vazhduar reagimet në Facebook, duke mbajtur qëndrimin e tij për situatën, qytetarët e thjeshtë dhe jo vetëm janë revoltuar dhe kanë shpalosur qartë kritikat.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ajo që bie në sy në seksionin e komenteve të kryeministrit janë reagimet nga personazhet e njohur të rrjeteve sociale dhe artit, të cilët i janë drejtuar kreut të qeverisë me shprehje si “nuk na manipulon” dhe “nuk na hedh dot hi syve”.

Një tjetër koment pyeste kryeministrin se ku shkojnë taksat e qytetarëve, në videon ku ai shprehej se Zvërneci është ndotur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb