Një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar vjen nga UEFA, që i ka besuar një trupë arbitrash shqiptare drejtimin e ndeshjes Angli – Ukrainë, e vlefshme për Grupin A3 të kualifikueseve të Kampionatit Botëror për vajza.
Takimi do të zhvillohet nesër në “Everton Stadium” në Liverpool dhe do të drejtohet nga arbitrja ndërkombëtare Emanuela Rusta. Asistente të saj do të jenë Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu, ndërsa Eglantina Pjetrushaj është caktuar arbitre e katërt.
Përzgjedhja e katër arbitreve shqiptare për një ndeshje të këtij niveli përbën një tjetër dëshmi të vlerësimit që arbitrimi shqiptar vijon të marrë në arenën ndërkombëtare.
Ndeshja Angli – Ukrainë do të luhet në orën 21:00.
