Një i ri nga protesta para Kryeministrisë, e cila ka hyrë në ditën e saj të 10, ia bëri të qartë Ramës se nuk do të pranojnë asnjë negociatë, ndërsa ftoi që kryeministri të jepte dorëheqje.
“Nuk ka negociata! Në studiot televizive po përballemi me deputetë dhe persona totalisht injorant. Arsyeja është e qartë, nuk ka asnjë ekspert mjedisi që mund të jetë pro këtyre zhvillimeve. E di që kemi shumë çështje dhe do i arrijmë të gjitha! Mirëpo, do të kërkoja t’i japim besën vendit dhe mos ta lëmë në baltë. Zoti Rama, anulo projektin, dorëhiqu dhe gënjeshtrave iu erdhi fundi1”, tha protestuesi.
