Një nxënëse e klasës së 9 ishte një prej folësve para Kryeministrisë, ku po mbahet protesta e 10.

Ajo tha se protestat nuk do të ndalen, deri në largimin e Ramës nga qeveria.

“Jam nxënëse në 9-vjecare, se e dua vendin tim. Disa prej jush mund të mendojnë që jam e vogël për të qenë këtu. Por jam këtu për vendin tonë. Më bëhet zemra mal kur shoh të rinj dhe të reja që protestojnë për vendin e tyre. Bravo. Mos na prekni Vlorën dhe Zvërnecin. Jemi këtu për të gjithë Shqipërisë. Do të flasim dhe buçasim për të ardhmen tonë. Ne nuk do të ndalojmë, do të protestojmë, sepse Shqipëria është vetëm e shqiptarëve. Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve.”, tha adoleshentja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: