Protesta në Tiranë vijon në ditën e 12 në Tiranë. Shqiptarët protestojnë kundër qeverisë Rama dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Një qytetare në protestën e sotme ka treguar kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe mungesën e mbështetjes nga shteti.
“Ne rinia sot falë këtij shtetit nuk kemi asgjë në vijë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, të mos ndalemi”, tha ajo.
Gjithashtu një tjetër protestues, ka ngritur shqetësimin lidhur me korrupsionin në vend. Ai bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë bashkë deri në dorëheqjen e Ramës.
“Nuk harrojmë historinë e ’97, ku udhëheqësit shqiptarë u munduan të zbatojnë plane të fusnin në luftë jugun e veriun. Sot ka ndryshuar mentaliteti. Sot jemi bashkë nga të gjitha anët. Nuk ka më njerëz me mentalitet aq të ulët sa politikat të na përçajnë. Mos u përçani nga këta kriminelë që duan të vjedhin atdheun. Një dorëheqje pa kompromis. Sot punojnë fëmijë për të mjekuar prindërit e tyre…Sot kemi njerëz të ngujuar, nga fatkeqësia e keqkuptime për shkak të një shteti jofunksional. Dorëheqja është e pa-kompromis. Rama dhe Berisha, këta dy dinozaur të Shqipërisë…Janë bashkë edhe sot. PS organizon 35 vjetorin nesër. Ata janë të turpëruar nga kjo protestë, sepse ata kanë bërë protesta të dhunshme. Ne e dimë ku e kemi armikun, kemi qeveritarët e korruptuar. Mos të lejojmë që patronazhistët, me militantë të PD të bëjnë skema”, tha ai.
