Jennifer Lopez ka elektrizuar publikun në Paris me një paraqitje surprizë gjatë koncertit të DJ-it të njohur David Guetta në “Stade de France”, ku ishin të pranishëm rreth 80 mijë spektatorë.
Këngëtarja u shfaq papritur në njërën nga tre shfaqjet live të Guetta-s, duke interpretuar hitin e saj të njohur “On the Floor”. Menjëherë pas daljes së saj në skenë, publiku shpërtheu në duartrokitje dhe ovacione, siç shihet edhe në videot e publikuara në rrjetet sociale nga profili zyrtar i stadiumit në Instagram.
Jennifer Lopez ndau më pas në llogarinë e saj zyrtare disa fotografi nga mbrëmja, ku shfaqej me një veshje të guximshme: një kostum trupor dyngjyrësh me prerje në pjesën e gjoksit, geta të zeza dhe çizme deri në kyç, ndërsa në hyrje kishte një xhaketë lëkure.
Paraqitja e saj u bë një nga momentet më të komentuara të koncertit, duke kthyer performancën në një nga surprizat më të mëdha të eventit muzikor në Paris.
