Protesta kundër qeverisë, ka hyrë sot në ditën e 13 dhe qytetarët po artikulojnë pakënaqësitë dhe revoltën e tyre. Në fjalën e saj aktivistja Arilda Lleshi ka deklaruar se inkurajon SPAK-un të vijojë aksionet dhe të shkojë deri te përgjejgësit kryesorë, referuar aksionit të sotëm. Po ashtu aktivistja deklaroi se këto ditë SPAK- do të dorëzojë në Kuvend një kërkesë të dytë për arrestimin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Lleshi tha se ditën që kjo do të ndodhë protestuesit do të rrethojnë Kuvendin pasi kjo është betejë decizive, ku përballen dy modele.
“Që nga nisja e protestës SPAK ka ndërmarrë dy aksione: Nisjen e hetimeve dhe sot goditjen e grupit narkondërtimor. Kemi dy modele ata që duana utokracinë dhe ne qeë duam shtetin e së drejtës. Kjo është përpalsje forcash, kush është më i fortë, do ta fitojë këtë betejë. Kemi nevojë për vullnetin politik të sheshit por edhe për drejtësinë. Inkurajojmë SPAK-un të shkojë deri në majën e piramidës.
SPAK do të ndërmarrë një aksion këto ditë, përflitet se do të dërgohët për herë të dytë kërkesa për arrestimin e Ballukut në Kuvend. Herën e parë nuk ishim në shesh, por tani jemi këtu dhe në momentin që do të dorëzohet kërkesa do të rrethojmë parlamentin. Kjo është një betejë decizive, duhet të fitojmë ne”, përmbylli aktivistja fjalën e saj.
