Vijon prej mbi dy orësh protesta e 13 masive, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit po mbajnë fjalimet. Në fjalën e saj në podium, një qytetare ka deklaruar se ajo që po zhvilloi PS-ja pak metra më tej ishte 35-vjetori i ish-Partisë së Punës.

Ajo tha se socialistët nuk kanë frikë as nga SPAK-u as nga ligji, por mjeti i vetëm që përdorin është presioni psikologjik, njësoj si zyrtarët e Partisë së Punës.

“Këto janë ditë të bukura dhe emocionuese, ka domethënie historike për të gjithë ne. Ajo që nuk ka shkuar që prej fillimit me këtë projekt nuk është investitori, por mënyra si u trajtuan shqiptarët dhe hapat e ndjekur nga qeveritarët. Ish-Partia e Punës, që sot feston 35-vjetorin, qëkur ka ndryshuar emrin, vijues të pushtetarëve që iu kanë marrë gjakun qytetarëve për të ndërtuar një shtet me baza paranojake. Kanë mashtruar qytetarët dhe kanë rikthyer skllavërinë,socialistët qajnë për diçka që nuk e meritojnë. Socialistët mirëbesojnë hajdutin. Nuk njohin as SPAK-un as ligjin, nuk kanë asnjë frikë, por i vetmi mjet është presioni psikologjik ndaj çdo qytetari që shpreh edhe shqetësimin më të vogël”, u shpreh protestuesja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb