Diaspora nuk ka munguar në këtë protestë të 13 që po mbahet në Tiranë. Mesazhi është një dhe i vetëm, dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Shqiptarë nga Londra, Italia, Athina, Gjermania, kanë qenë të pranishëm në këtë tubim. Gjithashtu paralajmërohet se nesër pjesëmarrja do të jetë edhe më masive.

“Nesër vjen gjithë Diaspora. Nesër akoma më shumë”, u shpreh një protestues.

“Administrata është peng i Ramës. Ishin në atë miting të turpit. Ta ngremë zërin edhe për ata. Kam mbaruar studimet në Gjermani…Ja keni djeg neuronet Edi Ramës…I ka lëshuar flamengot e nuk po i mbledh dot më fare. Kur themi Shqipëri e Re, duhet të flasim edhe një ekonomi…”, u shpreh një student shqiptar i cili jeton në Gjermani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: