Ka nisur protesta e 14-të masive para Kryeministrisë, ndërsa aktualisht po mbahen fjalimet. Mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” sot është tejmbushur me protestues të ardhur edhe nga diaspora.
Qytetarët kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre, e konsideruar e panegociueshme, për largimin e kryeministrit Edi Rama.
