Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë njoftuar një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme , pas negociatave intensive të ndërmjetësuara nga Pakistani. Marrëveshja parashikon ndalimin e operacioneve ushtarake në të gjitha frontet, përfshirë Libanin, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit  dhe fillimin e negociatave brenda 60 ditëve për një marrëveshje përfundimtare.

Në të njëjtën kohë, Donald Trump po e paralajmëron Teheranin se Uashingtoni do të kthehet me presion ushtarak nëse nuk ka një marrëveshje të kënaqshme për programin bërthamor.

Kryeministri pakistanez Shahbaz Sharif njoftoi se Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një “marrëveshje paqeje” që do të thotë fundi i operacioneve ushtarake në “të gjitha” frontet, “përfshirë Libanin”.

Ndërsa ceremonia zyrtare e nënshkrimit është planifikuar për të premten, më 19 qershor në Zvicër. Megjithatë, deri më tani, as Shtetet e Bashkuara dhe as Irani nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e një marrëveshjeje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb