Presidenti amerikan Donald Trump vazhdon të reagojë dhe të shprehë vlerësimet mbi marrëveshjen e tij dhe arritjet e supozuara në luftën e Iranit.
“E vetmja gjë që ka vërtet rëndësi për mua është se Irani nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore “, kështu shprehet Trump së fundmi.
Gjithashtu ai ka theksuar se nëse një gjë të tillë do të tentojnë ta bëjnë do të përballen me pasoja të tmerrshme.
“Ata nuk do ta zhvillojnë atë. Ata nuk do ta blejnë atë. Ata nuk do të bëjnë asgjë me të. Dhe nëse e bëjnë, do të vuajnë pasoja të pabesueshme.”
Presidenti amerikan pretendon se ky ishte motivimi i tij për të filluar luftën: “Kjo është arsyeja pse hyra dhe kjo është arsyeja pse pranova të nënshkruaj.”
